• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

1X2 PARASHIKIME/ S’ka gola te Napoli, Newcastle pret fitoren

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

1x2

SERIA A (ITALI)

BOLOGNA – NAPOLI

Barazimi i Interit bën që sot kundër Bolonjës, Napoli të ketë një shans të artë për t’iu afruar kreut. Edhe miqtë nga ana e tyre duan të ruajnë vendin e katër, ndaj sfida e orës 20:45 në stadiumin “Maradona” është një udhëkryq për një biletë Champions-i, por sidomos për titullin kampion. Në prill, tradicionalisht, ekipet e Antonio Kontes marshojnë, ndaj algoritmi parashikon 48% mundësi suksesi për napoletanët. Shanse të barabarta (nga 26%) për një sukses bolonjez dhe barazimi, duke qenë se në fushë zbresin dy skuadra që janë të ekuilibruara mes prodhimit ofensiv dhe mbrojtjeve rezultative. Parashikimi: Më pak se tre gola 44%.

PREMIER LEAGUE (ANGLI)

LEICESTER – NEWCASTLE

Pas humbjeje 2-0 në mesjavë ndaj Mançester Sitit, tani duket se është çështje se kur, jo nëse, Leicester do të bie nga Premierliga, me “Dhelprat” të cilat që nga dje janë 15 pikë larg zonës ë sigurisë. Rikthimi i tyre në nivelin e dytë të futbollit anglez ishte i parashikueshëm, sidomos pas vendimit për të larguar Steve Cooper dhe për ta zëvendësuar atë me Ruud van Nistelrooy, i cili ka humbur 14 nga 17 ndeshjet e tij në Premier League që kur mori drejtimin. Newcastle nuk do të jetë empatike Leicesterin (17% shanse suksesi), pasi ata kanë nevojë për 3 pikët për të mbajtur ritmin në garën e katërshes së parë. Qymyrxhinjve u duhet suksesi sot në 21:00 për të ruajtur një vend mes katër të parave. Ata e kanë fituar 14 nga 18 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League kundër kundërshtarëve të sapongjitur (B3, H1), duke fituar gjashtë të fundit radhazi. Kështu që një fitore bardhezi (55% shanse) këtu mund të jetë një ogur i madh pozitiv për aspiratat sezonale.

Parashikimi: Fitore e miqve dhe të paktën tre gola 47.5%.

LA LIGA (SPANJË)

LEGANES – OSASUNA

Leganes mbetet në mes të luftës për rënie pas tri humbjeve të njëpasnjëshme në La Liga, por beteja të ngjashme për ata përreth tyre do të thotë se mbijetesa është ende në duart e tyre. Pas humbjeve 3-2 ndaj kundërshtarëve si Real Madrid dhe Real Betis, një takim me Osasuna është një mundësi jetike për të kërcyer potencialisht nga zona e rënies. Osasuna ka pasur momente të vështira në javët e fundit, me ecurinë e tyre aktuale prej shtatë ndeshjesh pa fitore (4B, 3H) në këtë kompeticion që përbëhet nga takime me Real Madrid (D 1-1), Barcelona (L 3-0) dhe Athletic Club (D 0-0). Këto barazime kanë qenë shumë inkurajuese për trajnerin Vicente Moreno, i cili beson se përpjekjet e lojtarëve të tij kanë merituar më shumë pikë. Ky shpërblim (38% shanse suksesi sot) duket se ka gjasa të arrijë duke qenë se Osasuna (21% mundësi për fitore sot) nuk ka arritur të shënojë në tri ndeshjet e fundit të ligës (B1, H2), duke shënuar shtatë herë në 14 transfertat e tyre sezonale.

Parashikimi: Shënohen më pak se tre gola 35%

LIGUE 2 (FRANCË)

DUNKERQUE – GUINGAMP

Sot, në 21:00 përballen ekipet që mbajnë respektivisht vendin e pestë dhe të katërt të nivelit të dytë të futbollit francez. Secili dëshiron të qëndrojë mes katër të parave dhe duke qenë me pikë të barabarta, një fitore do të kishte shumë domethënie për renditjen dhe për të goditur shpresat për një ngjitje në kategori në fund të sezonit. Golat e shënuar dhe të pësuar janë po ashtu në nivele të njëjta, ndaj pritet një sfidë e ekuilibruar që sipas algoritmit ka 37 për qind mundësi që të mbyllet në barazim. I njëjti sistem parashikon 32% mundësi suksesi për Dunkerque dhe një më pak për miqtë.

Edhe parashikimi ynë shkon në këtë drejtim: Barazim dhe më pak se tre gola të shënuar: 33 për qind

PARVA LIGA (Bullgari)

CSKA 1948 SOFIA – LUDOGORETS

Ndeshja e orës 19:00 vendos përballë vendin e dhjetë të kampionatit bullgar kundër ekipit kryesues. Në teori duhet të jetë një ndeshje me orientim nga fitorja e miqve, të cilët kanë humbur vetëm një (disfata e dytë sezonale) nga gjashtë përballjet e fundit. Nga ana e tyre, kryeqytetasit alternojnë sukseset me humbje prej po të njëjtit numër ndeshjesh. Në këto rrethana dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit (12 gola të pësuar), suksesi i Ludogorets vlerësohet me 45% mundësi nga algoritmi që u jep vendësve diçka më shumë se 20% (20,3) shanse, ndërkohë që barazimi është në kuotën 36 për qind.

Parashikimi: Fitore me goleadë e miqve, 46%

Screenshot 2025-04-07 103908

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Buffon: Juventusi tani ka unitet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.