Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

Super, super Odegaard, dy asiste e një gol, Real “hapi sytë”

1 min read

 

Martin Odegaard ka qenë një nga futbollistët më të mirë të sezonit në Holandë.

Talenti norvegjez që po luan si huazim nga Real Madridi ka dhuruar mbrëmë edhe një shfaqje spektakolare.

Në ndeshjen vendimtare për një pozitë që dërgonte në Europa League, Odegaard ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste fantastike ndaj Groningen.

Ajax është skuadra që po e kërkon norvegjezin me çdo kusht në verë.

Por, Reali duhet të jetë e kujdesshme nëse vendos ta shes ngase Odegaard është vetëm 20 vjeçar dhe premton shumë në futboll./Indeksonline/