Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

Mediat turke zbulojnë arsyet e rënies në formë të Vedat Muriqit

1 min read

 

Vedat
Muriqi nuk ishte në elementin e tij në tri ndeshjet e fundit, ndërsa gazeta
turke Milliyet ka treguar problemin dhe arsyen e kësaj rënie në formë.

Sipas
tyre, Vedat Muriqi është ndikuar shumë rreth polemikave për kartonët, sidomos
në ndeshjen ku u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Akuzat
dhe kritikat veçanërisht në publik dhe në mediat sociale vazhdojnë të mërzitin
Muriqin.

Reagimet
ndaj lojtarit 25-vjeçar e kanë lodhur psikologjikisht për shkak të numrit të
lartë të kartonëve.

Luani i
Kosovës nuk dëshiron të mungojë në asnjë ndeshje të Fenerbahçes, të cilët po
luftojnë për titullin kampion./Indeksonline/