Gazeta Sportal

Lajmet e fundit nga Sporti

E BUJSHME/ Po shkëlqejnë me Lacion, Strakosha dhe Saviç kërkohen nga Murinjo

1 min read

Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo ka piketuar dy futbollistët e Lacios mesfushorin serb Sergej-Milinkoviç Saviç dhe portierin e Shqipërisë Thomas Strakoshën.

 

Sergej Milinkovic-Savic and Thomas Strakosha during the Italian Serie A football match between S.S. Lazio and Chievo at the Olympic Stadium in Rome, on january 21, 2018. (Photo by Silvia Lore/NurPhoto via Getty Images)

“Calciomercato” raporton nëpërmjet “Tuttosport” se tekniku portugez po mendon të përforcojë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm me dy futbollistët e dalluar të Lacios. Bardhekaltrit kryen një sezo mjaft mbresëlënës deri në momentin kur kampionati italian u ndërpre për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Nëse në rastin e Strakoshës Totenhemi do ta kishte më të lehtë për ta blerë, në rastin e Saviçit zgjidhja duket shumë e vështirë pasi lojtari serb kërkohet nga Juventusi dhe Real Madridi.

PANORAMASPORT.AL