Nga Tirana te Karabaku, Redon Xhixha shapllet sërish kampion. Skuadra e sulmuesit shqiptar, ka zyrtarizuar ditën e sotme titullin, teksa mposhti në transfertë Sabilin, me rezultatin 0-3. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi, Karabak, ka vendosur kurorën, e titullit mëse të merituar. Ky është suksesi i dytë radhazi për Xhixhën, pas atij me Tiranën. 24-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 88-të në duelin e sotëm. Ky ishte aktivizimi i 11-të në kampionat për Xhixhën, që ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Vlen të theksohet fakti se shqiptari u transferua te kampionët e Azerbajxhanit, në merkaton e janarit.