• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajer Leverkusen të sigurtë për kualifikim kundër Romës, nxjerrin në shitje biletat e finales

09/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Epërsia 2-0 e fituar në ndeshjen e parë, një sezon i tërë (48 ndeshje) pa humbje, fitorja e Bundesligës, ndeshja e kthimit në shtëpi. Dukshëm Bajer Leverkusen ndihet shumë i sigurt për arritjen në finalen e Ligës së Evropës dhe këtë e tregon një postim informues për tifozët në lidhje me mënyrat e shitjes së biletave për finalen e cila do të luhet në Dublin më 22 maj.

leverkusen

Postimi u modifikua pak minuta më vonë me hipotezën “nëse arrijmë në finale”, por nën postim tashmë kishin lëshuar komente tifozët e Romës, të cilët në mënyrë supersticioze uronin arritjen në finale…

PËR REKORD – Fitorja ndaj Frankfurtit bëri që Leverkusen të barazonte rekordin për ecurinë më të gjatë të pamposhtur në të gjitha ndeshjet e nivelit të lartë që nga prezantimi i konkurrencës evropiane. Klubi ndan këtë arritje me gjigantin portugez Benfika që e drejtuar nga Bela Gutman vendosi rekordin mes viteve 1963-65. Leverkusen do të ketë shansin të thyejë rekordin sot kur do të luajë kundër Romës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Europës.

Ndërkohë, ecuria më e mirë pa humbje e të gjitha kohërave është ajo prej 62 ndeshjesh pa humbje që u vendos nga klubi skocez i Sëlltikut nga 1915-1917, megjithatë, ato ndeshje ishin të gjitha në kampionatin vendas.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Seria finale mes Trepçës e Yllit nis në Mitrovicë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.