KAMPION SPANJE! Barcelona feston matematikisht fitimin e titullit te 27-te ne historine e saj ne La Liga dhe e ben ne fushen e ekipit te urryer, derbit me Espanyol, ne stadiumin e ketyre te fundit, duke fituar me rezultatin 4-2.
Nje sukses qe ka ardhur ne disheze dhe denon keshtu Espanyol qe te luftoje deri ne fund per mbijetesen… Hera e fundit qe Barcelona kishte fituar titullin ishte kater vite me pare, ne sezonin 2018-2019, teksa do te ishte titulli i La Liga-s numer 27 per Barcelona-n, e cila te parin e ka fituar ne sezonin 1928-29.
Djemte e Xavi Hernandez e kane nisur menjehere fort duke shenuar 2 gola te shpejte brenda 20 minutash me Lewandowski dhe Balde.
Pikerisht Balde ka qene ai qe ka mare krahun e majte dhe ka dhene ne qender nje krosim te ulet dhe te forte. Aty ku polaku e ka pasur nje loje femijesh ta devijoje ne rrjete per avantazhin katalanas. Me pas, Balde ka pritur krosimin e bukur ne shtyllen e dyte dhe e ka shnderruar ne gol me te majten.
Ne pjesen e dyte, vjen edhe goli i dyte Lewandowskit dhe me pas Kounde mbyll gjithca. Epasnyol shenon dy gola por thjesht per statistike. Megjithate, teksa nis festa e Barcelona-s, tifozeria vendase nis te acarohet. Kulmi arrin kur nje rreth i madh ne mesin e fushes nga djemte e Xavit bejne qe durimi i tifozeve vendas qe soset. Ata zbresin ne fushe dhe nisin t endjekin lojtaret e Barcelona-s qe i drejtohen dhomave te zhveshjes me vrap. Nderhyn edhe policia…
VIDEO – MOMENTI I PUSHTIMIT TE FUSHES