Friday, 20. February 2026
Futboll

Barcelona po kërkon pasuesin e Lewandowski-t, Thierry Henry sugjeron tri emra por jo Julian Alvarez

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Duke qenë se Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit, si lojtar i lirë, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë në merkato për të gjetur një sulmues të mirëfilltë për të zëvendësuar polakun.

Dëshira e madhe e drejtuesve katalanas është sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, por ka dhe të tjerë që mendojnë ndryshe. Ish-lojtari i Barcelonës, Thierry Henry, iu ka sugjeruar drejtuesve të klubit katalanas të transferojnë një nga këto tri emra, nëse duan një sulmues të vërtetë: Harry Kane, Erling Haaland ose Victor Osimhen.

“Barcelonës i duhet një numër 9-sh i vërtetë, një sulmues tipik dhe i klasit elitar si Victor Osimhen, Erling Haaland ose Harry Kane. Këta janë sulmues të provuar, jo thjesht talente në zhvillim, nuk kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur”, tha Henry, në një intervistë të fundit.

Teilen: