Fabrizio Romano, por edhe shumë medie të tjera nga Anglia dhe jo vetëm, bëjnë me dije se Barcelona ka vendosur që tani për të ushtruar të drejtën e blerjes së Marcus Rashford nga Manchester United në fund të këtij sezoni.
Anësori ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 13 asiste deri tani me katalanasit, duke i bindur të gjithë për nivelin e tij. Në bazë të marrëveshjes së bërë vitin e kaluar, Barcelona do të paguajë te Man. United 30 milionë euro për Rashford.
Por, sipas raportimeve të ndryshme, edhe pse Barcelona do të blejë përfundimisht Marcus Rashford në fund të këtij sezoni, anglezi ndoshta s’do të luajë për katalanasit sezonin e ri. Barcelona mund të vendosë të shesë Rashford brenda verës së ardhshme, duke ditur interesin e madh që ka për të nga klube dhe liga të ndryshme.