• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dinamo rrit “dozën”, përpara turit të forcës

22/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dinamo e ka komplikuar jo pak çështjen e “Final 4” pas humbjes në derbin me Tiranën. Blutë kanë edhe një fazë të plotë për të luajtur, duke llogaritur edhe ndeshjen e prapambetur me Teutën. Ata janë 4 pikë pas Skënderbeut, kundërshtarit të radhës, dhe 3 pikë pas Tiranës. 

dinamo

Për të shkuar në sfidat e “Air Albania”-s, që do të vendosin për titullin dhe Europën, Dinamo nuk mund t’i falë vetes asnjë gabim dhe duhet të shfrytëzojë çdo gabim të mundshëm të rivalëve. Llogaritë do të bëhen javë pas jave, në varësi të kombinimeve të rezultateve, por ajo që është e qartë në kampin dinamovit ka të bëjë me faktin se së pari duhen fituar ndeshjet e veta, duke nisur nga jo me Skënderbeun më 30 mars. Në të kundërt, blutë do të mbeten një skuadër mbijetese.

STËRVITJA – Trajneri Dritan Mehmeti ka rritur “dozën” në stërvitje, duke marrë në konsideratë kohën në dispozicion deri në sfidën me Skënderbeun. Blutë kanë kaluar në dy seanca stërvitore në ditë, në mënyrë që të marrin ngarkesën e duhur dhe të jenë në formë optimale për sprintin final të sezonit. Gjatë këtij muaji Dinamo ka luajtur me Egnatian më datë 1 dhe pastaj derbin me Tiranën më 17 mars. Ndoshta shkëputja nga ndeshjet ka ndikuar pak edhe në humbjen e formës nga lojtarët. Grupi dje ka qenë i plotë, me përjashtim të Fatjon Andonit që ka pasur një problem shëndetësor dhe Veton Tushës, i cili është i angazhuar me Kosovën U-21.

 

TURI I FORCËS – Me Skënderbeun Dinamo nis edhe një tur force, me tri ndeshje në pak më shumë sesa një javë. Pas korçarëve, blutë përballen me Teutën më 3 prill në ndeshjen e prapambetur nga java e 27-të e më pas me Kukësin në fushën e këtij të fundit. Janë 270 minuta “zjarri”, ku skuadra kryeqytetase duhet të marrë 9 pikë për të mbetur në pozita pretenduese për pjesën e mbetur të kampionatit. Në këtë sens, që ndaj Skënderbeut është një ndeshje për “jetë a vdekje”, aq më tepër që duhet një reagim pas disfatës në derbi.

MORALI – Përveç stërvitjes në fushë, stafi teknik i Dinamos duhet të bëjë një punë të madhe edhe në aspektin psikologjik, që në këtë moment ka rëndësi të madhe. Blutë kanë një grup lojtarësh të rinj, me pak përjashtime, kështu që situata delikate e sezonit kërkon edhe një motivim e menaxhimndryshe.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Foda tregon mangësitë e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.