• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dortmund në finale të Champions League, Terzic: Bëmë ëndrrën realitet

09/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Borussia Dortmund është në finalen e Champions League. Trajneri i verdhezinjve, Edin Terzic, arkitekti i kësaj arritjeje të madhe të skuadrës verdhezi, shijon finale e parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

“Para ndeshjes së parë kundër PSG-së, folëm për herë të parë se sa i ishim afruar rrugëtimit për në Londër, shumë ishin të hutuar. Vitin e kaluar humbëm kampionatin në javën e fundit, në shtëpi, tani jam i lumtur që mund t’u jap diçka tifozëve. E kuptuam se mund të ishim surpriza e këtij Championsi, u rritëm në çdo ndeshje”.

Një kualifikim ndoshta edhe me pak fat, por për Terzic krejtësisht i merituar:

“Jam i lumtur dhe krenar, nëse fiton dy gjysmëfinalet do të thotë se finalja është e merituar. Ne po bëjmë një rrugëtim të bujshëm në Champions dhe e kemi kthyer ëndrrën në realitet”.

Në finalen e Wembley-t përballë Dortmundit do të jetë Reali i Ançelotit ose Bayerni.

“Cilado skuadër që e fiton gjysmëfinalen tjetër do të jetë favorit në Londër, por ne do ta luajmë dhe sinqerisht nuk më intereson se cili kundërshtar do të jetë. Është një krenari e madhe për të luajtur këtë ndeshje me ekipin tim.”/ h.ll/abcnews.al

Next Post

PSG e sheh si pasuesin e Mbappe, De Laurentiis tenton rinovimin e Kvaratskhelia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.