Bobo Vieri thotë se eliminimi i Interit nga Liga e Kampionëve nuk është dramë. Ish-sulmuesi i zikaltërve ka dhënë një deklaratë të shkurtër në lidhje me sezonin që po zhvillon ekipi i Inzagit, po ashtu ka kritika edhe për Juventusin.

“Nuk është ndonjë zhgënjim i madh eliminimi nga Champions-i. Interi e luajti ndeshjen si i barabartë dhe pati shanset e veta për të shënuar. Mirëpo përballë kishte një ekip shumë të fortë dhe të përgatitur. Kështu që nuk e shoh si ndonjë zhgënjim kaq të madh.
Nga humbjet ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur. Juventusi? Ka lojtarë me të cilët mund të luftojë për titullin kampion.
Këtë vit nuk kanë luajtur mirë disa ndeshje. Juventusi ka gjithmonë për të detyrë që të fitojë dhe stërfitojë në Itali”, tha Vieri teksa kishte një fushate promocionale. I pyetur nëse ka ndërmend që të rikthehet në botën e futbollit në mënyrë aktive, “Bobo” e mohoi në mënyrë kategorike.
“Unë kam për detyrë që të qëndroj në shtëpi dhe të argëtohem me dy vajzat e mia dhe të bëj më së miri detyrën e prindit. Jam shumë i angazhuar me projektet e mia që kam pasur deri tani dhe do të vazhdoj me to”, përfundoi Vieri.
PANORAMASPORT.AL


