Goli i javës dhe ndoshta edhe i muajit në Itali vjen nga fushat e ligave të ulëta.
Përpos atraktiv, goli ishte i një rëndësie vendimtare për të gjithë sezonin e ligës së tretë të Triestinës, lojtari i së cilës Camillo Tavernelli e shënoi në minutën e 94-të të ndeshjes së “Play-Off”-it për mbijetesë ndaj Sangiuliano City, shkruajnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.
Një barazim në Serinë D do ta dërgonte Triestinën, e cila tashmë ishte në prag të rënies, por më pas u shfaq Tavernelli, i cili në 25 metra e pranoi topin me gjoks dhe i rrëzoi kundërshtarët me një goditje fenomenale, duke ia siguruar ekipit të tij mbijetesën në ligën e tretë.
Festa ishte shumë e madhe te ekipi i kuq dhe kjo u pa edhe tek pjesëtarët e stafit teknik dhe tifozët në tribuna.
Në taborin tjetër u panë lot të zhgënjimit nga disa futbollistë pas përfundimit të ndeshjes.
Momentin e golit dhe festës mund ta shikoni nga minuta 6:20 në videon e mëposhtme./Lajmi.net/