• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIFA i kthen përgjigje Sindikatës së Lojtarëve: Kupa e Botës për Klube nuk preket

11/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë, Sindikata e Lojtarëve në bashkëpunim me Bashkësinë e Ligave Botërore, i dërguan një letër FIFA-s duke kërkuar që të rishikohej zhvillimi i Botërorit për Klube në verën e vitit të ardhshëm.

Kjo si pasojë e ngarkesës së tepërt të lojtarëve, ndërsa në brendësi të letrës kishte edhe një mesazh paralajmërues për FIFA-n që në rast se nuk e merrnin parasysh kërkesën e tyre atëherë do të nisnin procesin ligjor.

FIFA, së fundmi ka kthyer përgjigje dhe është e qartë në qëndrimin e saj pavarësisht “kërcënimit” nga Sindika e Lojtarëve dhe Bashkësia e Ligave Botërore e sidomos Premier League; Kupa e Botës për Klube nuk diskutohet dhe do të zhvillohet në verën e ardhshme.

FIFA, në përgjigjen e saj bën të qartë se kalendari i ndeshjeve është i mirëmenduar ndërsa kalon në kundërsulm kur thekson se për lojtarët nuk ka asnjë problem të zhvillojnë turne të ndryshëm në verë, ndërsa për Botërorin e Klubeve janë kundër.

Nga ana tjetër, FIFA, sqaroi se sa i takon parave që përfitohen nga zhvillimi i eventeve të tilla, ato shkojnë të gjithë në përfitim të futbollit. FIFA, shprehet e hapur që të bisedojë sërish me Sindikatën e Lojtarëve dhe Bashkësinë e Ligave Botërore përpara kongresit që do të mbahet më 17 maj në Bangkok të Tajlandës, megjithatë thekson në fund të përgjigjes se Botërori i Klubeve nuk është në pikëpyetje dhe se eventi në Amerikë, verën e ardhshme do të zhvillohet pa më të voglin dyshim.

Next Post

Karateistet e Kosovës, mbesin pa medalje në Evropian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.