Home Sport Ky është lojtari që Juventus mund ta përfshijë në ofertën e Ramsey

Ky është lojtari që Juventus mund ta përfshijë në ofertën e Ramsey

0
Ky është lojtari që Juventus mund ta përfshijë në ofertën e Ramsey

Juventus veçse kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin e Arsenal, Aaron Ramsey.

Mesfushori uellsian është pajtuar për një kalim tek skuadra kampione e Serie A, e këtë fakt nuk mund ta ndryshojë as skuadra e Arsenal.

Por, këta të fundit, mund ta pengojnë transferimin e tij të paktën deri në fund të këtij sezoni, gjë që nuk po i pëlqen edhe aq skuadrës së  Juves.

Kur është e ditur se bisedimet për Denis Suarez kanë dështuar, londinezët do ta kenë edhe më të vështirë humbjen e Ramsey në mes të sezonit.

Por, “Biankonerët” janë të gatshëm të ofrojnë edhe më shumë për të transferuar lojtarin para se të mbyllet afati i janarit.

“Calciomercato” shkruan se Juventus po konsideron mundësinë për të ofruar shërbimet e portierin Emil Audero, në mënyrë që të marrin Ramseyn, transmeton lajmi.net.

Me që “gunners” do ta humbin Petr Cech në fund të sezonit, ata kanë kontaktuar më parë me portierin e ri, i cili është në huazim tek Sampdoria.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë ndonjë marrëveshje që do ta dërgonte uellsianin në Torino para verës. /Lajmi.net/