Home Sport Përfundon ndeshja, Lazio – Juventus, me këtë rezultat

Përfundon ndeshja, Lazio – Juventus, me këtë rezultat

0
Përfundon ndeshja, Lazio – Juventus, me këtë rezultat

Ka përfunduar ndeshja në mes të Lazios dhe Juventusit.

Juventus ka arritur t’i marrë tri pikë tejet të vështira në javën e 21-të në Serie A, duke e mposhtur Lazion në udhëtim me rezultat, 1:2

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendasit kaluan në epërsi fal auto-golit të Emre Can në minutën e 59’-të, raporton lajmi.net.

Juventus arriti ta barazonte rezultatin në 1 me 1, fal Joao Cancelos (74’), ndërsa Cristiano Ronaldo ia fitoi tri pikë torinasëve, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 77’-të.

Pas xhiros së 21-të, Juventus është në vendin e parë me 59 pikë, ndërsa Lazio në të shtatin me 32 sosh. /Lajmi.net/