Siç është raportuar ditë më parë, futbollisti i Monaco, Leroy Abanda është një lojtar i ri i Milanit.

Ky lajm u konfirmua edhe në faqen e internetit të Serie A, e cila zyrtarizoi transferimin e futbollisit të talentuar në San Siro përcjell ORAinfo

Talenti i ri francez bëri mjaft ndikim në Ligën e Rinisë të Francës për klubin e tij këtë sezon, duke kontribuar dy gola dhe tre asistime në 10 ndeshje.

Fillimisht, Abanda do të stërvitej me ekipin rinor të Primavera, por ai pritet të shkojë deri te skuadra senior në sezonin e ardhshëm./ORAinfo/