Home Sport Zyrtarizohet ndeshja Kosovë-Danimarkë, ja kur luhet ajo

Zyrtarizohet ndeshja Kosovë-Danimarkë, ja kur luhet ajo

0
Zyrtarizohet ndeshja Kosovë-Danimarkë, ja kur luhet ajo

Me 21 mars në Prishtinë do të zhvillohet miqësorja në futboll në mes të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Danimarkës.

Kjo ndeshje u konfirmua nga federatat përkatëse të këtyre vendeve dhe nga UEFA.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes miqësore në mes Kosovës dhe Danimarkës. Ky takim do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

“Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Danimarkës, më 21 mars. Finalizimin e marrëveshjes së kësaj miqësoreje ndërmjet dy federatave e ka konfirmuar presidenti Agim Ademi. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe vjen katër ditë para se “Dardanët” të nisin ciklin kualifikues për Euro 2020 kundër Bullgarisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Miqësoren e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit e Danimarkës, por edhe UEFA.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës në vitin 2019 pas një viti të plotë pa e pësuar asnjë humbje./GazetaExpress