Home Liga Italiane ZYRTARE: Largohet nga Juventus për të kaluar te rivali i tyre

ZYRTARE: Largohet nga Juventus për të kaluar te rivali i tyre

0
ZYRTARE: Largohet nga Juventus për të kaluar te rivali i tyre

Stefano Sturaro është larguar edhe zyrtarisht nga Juventusi.

Stefano Sturaro kaloi te Genoa si i huazuar, por që tani e ka mbyllur kalimin e tij si marrëveshje permanente nga Juventusi.

‘Zonja e Vjetër’ ka njoftuar se pas marrëveshjes së re me rivalin e tyre nga Serie A, lojtari ka kaluar me karton të plotë, përcjell lajmi.net.

Juventus ka publikuar edhe detaje të tjera të marrëveshjes, ndërsa do t’i përfitojë 16.5 milionë euro nga shitja e tij.

Torinasit nuk llogarisnin në mesfushorin, andaj vendosën që ta shesin atë menjëherë. /Lajmi.net/