Home Sport A është ky kushti i ri i Hazard për të qëndruar te Chelsea?

A është ky kushti i ri i Hazard për të qëndruar te Chelsea?

0
A është ky kushti i ri i Hazard për të qëndruar te Chelsea?

Eden Hazard mund të vendos të qëndrojë te Chelsea.

Ylli belg në muajt e fundit ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Chelsea, duke qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid.

27 vjeçari mund të vendos që e ardhmja e tij të mbetet te Chelsea, nëse drejtuesit e klubit vendosin të shkarkojnë Maurizio Sarrin dhe të emërojnë për trajner Zinedine Zidanen.

Trajneri italian po përjeton momente aspak të mira në ‘Stamford Bridge’, ku në ndeshjen e fundit u mund 6:0 nga Manchester City.

Kjo ishte humbja më e thellë e Chelsea në epokën e Abramovich, i cili po mendon të shkarkojë italianin, me Zinedine Zidanen opsionin e parë për t’iu drejtuar skuadrën.

Nëse Abramovich vendos të emërojë Zidanen në krye të Chelsea, ky vendim mund t’ia ndryshojë mendjen edhe Hazardit, për t’iu qëndruar besnik ‘Bluve’.

Hazard ka një simpati për Zinedine Zidanen, gjë të cilën nuk e ka fshehur asnjëherë./Lajmi.net/