Home Sport Inter kishte bërë veprim befasues në transferimin e Carrascos

Inter kishte bërë veprim befasues në transferimin e Carrascos

0
Inter kishte bërë veprim befasues në transferimin e Carrascos

 
 Inter ishte shumë afër të bënte një marrëveshje befasuese në afatin e janarit. 

  

 

 

Inter ishte shumë afër ta shkëmbente Ivan Perisicin me Yannick Carrascon nga Dalian Yifang.

Skuadra italiane kishte kërkuar që anësori belg të transferohej në janar si zëvendësues i kroatit, përcjell lajmi.net.

Por, Dalian Yifang kishte refuzuar të bënte shkëmbim, pasi kërkonte ta shite Carrascon për 40 milionë euro.

Inter nuk ka hequr dorë nga belgu, andaj do të tentojë sërish në verë ta transferojë atë. /Lajmi.net/