Home Liga Angleze Një ditë e madhe po e pret yllin e Kosovës, Arijanet Muric

Një ditë e madhe po e pret yllin e Kosovës, Arijanet Muric

0
Një ditë e madhe po e pret yllin e Kosovës, Arijanet Muric

 
 Arijanet Muric do të ketë një ditë të madhe sot, dhe ndoshta edhe të paharrueshme. 

  

 

 

Reprezentuesi i Kosovës, me skuadrën e tij Manchester City, do të luaj në finalen e Kupës Carabao, shkruan lajmi.net.

Muric ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolas në këtë kompeticion, dhe kështu pritet të ndodh edhe sot.

Gjiganti i portës së Kosovës besohet se do të jetë startues në këtë sfidë të madhe kundër Chelsea, që ‘Citizens’ e luajnë me fillim nga ora 17:30.

Muric kishte qenë vendimtar në ndeshjen që City e fitoi kundër Leicester City në kuadër të Kupës Carabao, kur kishte bërë heroin gjatë ekzekutimit të penalltive.

Ai me siguri do të shpërblehet nga Guardiola për paraqitjet e mira në këtë kompeticion, dhe t’i besohet porta edhe për finalen ndaj Chelsea. /Lajmi.net/