Home Sport Para ndeshjes me Manchester United, Klopp bën deklaratën befasuese

Para ndeshjes me Manchester United, Klopp bën deklaratën befasuese

0
Para ndeshjes me Manchester United, Klopp bën deklaratën befasuese

Sot do të zhvillohet ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është munduar që ta mbajë situatën të qetë, në prag të udhëtimit në ‘Old Trafford’.

Liverpool do të ketë një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, pasi sot do të luaj kundër Manchester United, si mysafir.

Përveç rivalitetit historik mes dy skuadrave, Liverpool bart edhe presionin e garës për titullin me Man City.

“Sigurisht se ne do të dëshironim që të fitojmë këtë takim dhe të shkojmë tri pikë para Man City” ka thënë Klopp për reporterët.

“A do të ishte fitorja ndaj Man Utd më shumë sesa tri pikë? Jo, sepse ne akoma do të luajmë me Tottenham dhe Chelsea dhe skuadra të tjera të vështira deri në fund të sezonit” ka thënë tutje gjermani.

Manchester United janë kthyer në një super formë që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të stolit të skuadrës, dhe ata pritet që të shkaktojnë shumë probleme për Liverpool.


Loading…