John Terry e ka komentuar veprimin e Kepa Arrizabalagas në EFL Cup.

Chelsea e humbi shansin që ta fitoi trofeun e parë në këtë sezon, pasi u mposht nga Manchester City përmes gjuajtjeve të penalltive në finale të EFL Cup.

John Terry ka thënë se veprimi i portierit spanjoll është i paakcpetushëm, pasi ai do të duhej të largohej me respekt nga fusha.

“Në momentin kur numri juaj shfaqet në tabelë, ju duhet të largoheni dhe të tregoni respekt”, tha ish-kapiteni i Chelseat duke folur në Sky Sports, transmeton lajmi.net.

“Kjo është gjëja e fundit që lojtarët e dëshirojnë. I ka humbur vlerën një paraqitje të mirë, që e bën atë zhgënjyese. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Terry. /Lajmi.net/