Home Sport Icardi ‘dridh’ Interin

Icardi ‘dridh’ Interin

0
Icardi ‘dridh’ Interin

 
 Pasiguria rreth së ardhmes së Mauro Icardit po rritet dita – ditës. 

  

 

 

Ylli argjentinas raportohet se ka refuzuar ofertën e Interit prej shtatë milionë euro për vazhdimin e kontratës.

Agjentja e 27 vjeçarit, Wanda Nara, do të refuzojë zyrtarisht propozimin e Interit shkruan ‘Tuttosport’, përcjell ‘lajmi.net’.

Marrëveshja e Icardit me Interin skadon në vitin 2020, dhe raportet e fundit pohojnë se ai është duke kërkuar qëndrimin në Itali, me një lëvizje drejt Juventusit që gjithnjë e më shumë po rritet.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe deri më tani ka shënuar mbi 100 gola./Lajmi.net/