La Liga, ka marrë një vendim të papritur.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka bërë të ditur se nuk do të ketë më ndeshje të La Liga-s të hënave.

Tifozët e Alaves kanë protestuar gjatë fitores së arritur nga skuadra e tyre në kampionat kundër Levante-s për zhvendosjen e ndeshjes të hënën në mbrëmje. Një zgjedhje e diktuar nga kompanitë televizive.

“Biznesi është i rëndësishëm, por tifozët më shumë”, ka thënë Rubiales në Twitter.

Ai ka shtuar: “Nuk do të ketë më ndeshje të hënave. Nga sezoni i ardhshëm, ndeshjet e La Liga-s do të luhen të shtunën dhe të dielën. Do të shohim se çfarë do të bëhet me të premten”.