Home Sport Lajme të mira për Klopp dhe tifozët e Liverpool – Chamberlain po kthehet

Lajme të mira për Klopp dhe tifozët e Liverpool – Chamberlain po kthehet

0
Lajme të mira për Klopp dhe tifozët e Liverpool – Chamberlain po kthehet

 
 Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp dhe tifozët e Liverpool janë gëzuar me lajmet e fundit të stafit mjekësor të skuadrës. 

  

 

 

Mesfushori Alex – Oxlade Chamberlain është afër rikthimit të tij, pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.

Ai pësoi një dëmtim serioz në ligamente në gjysmëfinalen ndaj Romas, dhe humbi sezonin dhe Kupën e Botës.

Por, Klopp ka treguar se gjendja e lojtarit tashmë është përmirësuar dhe ai po bën mirë në stërvitje.

“Ox po jep 70 përqindëshin në stërvitje. Ai po stërvitet maksimalisht, por jo sa të tjerët” ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpool, transmeton lajmi.net.

Rikthimi i Chamberlain do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për Liverpool, të cilët po kanë problem me kreativitetin në mesfushë. /Lajmi.net/