Home Sport Lennox Lewis kundër Mike Tyson? Ky skenar mund t’i kthejë legjendat në ring

Lennox Lewis kundër Mike Tyson? Ky skenar mund t’i kthejë legjendat në ring

0
Lennox Lewis kundër Mike Tyson? Ky skenar mund t’i kthejë legjendat në ring

 
 Lennox Lewis ka bërë të ditur se do të kthehej nga pensionimi për tu përballur me Mike Tyson. 

  

 

 

Ish kampioni botëror i peshave super të rënda, ka thënë se këtë gjë do ta bënte në shkëmbim të 100 milionë dollarëve.

Kur boksierët ishin në moshë të re, Lewis e kishte nokautuar Tysonin në duelin e famshëm për të vazhduar pastaj me një fitore ndaj Vitali Klitschko.

Lewis pas këtyre triumfeve kishte shkuar në pension, në vitin 2003. Por ai ka treguar se cili skenar do ta kthente në ring.

“Epo, e dini, ju them njerëzve se do t’i ‘hiqja pizhamet’ për 100 milionë dollar” ka thënë ish kampioni transmeton lajmi.net.

“Kështu që, nëse e keni seriozisht, ejani me atë ofertë. Më tregoni letrën” ka thënë tutje ai.

Lennox e ka pranuar se në përballjen ku ai triumfoi, Tyson ka qenë pas formës më të mirë të tij. /Lajmi.net/

   

 


Loading…