Milan do të përballet me Chievo sonte duke filluar nga ora 20:30 në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.

Në një përpjekje për të mbajtur në pozitën e tretë në tabelën, Milan pritet të startojë me lojtarë me ofanzivë, përcjell ORAinfo.

Gennaro Gattuso ka ftuar 23 lojtarë për këtë ndeshje dhe po përgatit disa ndryshime në ekip.

Ja formacioni me të cilin pritet të luaj sonte Milan kundër Chievos.

Milan (4-3-3): Donnarumma G; Conti, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Paqueta; Suso, Piatek, Castillejo. /ORAinfo/