Rapahel Varane ka filluar të kthehet në një temë të nxehtë të Real Madrid.

Gazeta L’Equipe raportoi javën e kaluar se mbrojtësi francez po mendon të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, dhe Real Madrid do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Real Madrid tashmë ka siguruar shërbimet e Eder Militao të Portos, por largimi i mundshëm i Varane, do të detyronte një ndërhyrje tjetër në tregun e transferimeve.

‘AS’ shkruan se kampionët e Evropës kanë katër alternativa për fazën e sulmit.

Mattijs De Ligt i Ajaxit, Mario Hermoso i Espanyol, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit, shihen si opsione të mira për mbrojtjen e Real Madrid./Lajmi.net/