Trajneri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e fundit për media para ndeshjes me Bullgarinë.

I pyetur nga gazetarët se pse trajneri bullgar nuk ka pranuar që të stërvitet në “Fadil Vokrri”, Challandes ka pasur një përgjigje mjaftë interesante.

Sipas tij, ndoshta trajneri bullgar nuk do që t’i zbulohen taktikat që i kanë praktikuar deri më tani.

Megjithatë, siç tha ai kjo i takon trajnerit të vendosë.

“Është përzgjedhje e trajnerit të tyre, ata janë përgatitur në Bullgari ndoshta nuk duan të tregojnë se çfarë kanë ushtruar. Sidoqoftë stërvitja një natë para ndeshjes ndoshta nuk është aq e rëndësishme për kundështarin”, tha ai. /Lajmi.net/