Home Sport Odoi nuk ka startuar akoma në Premierligë, por pritet të startojë sonte ndaj Malit të Zi

Odoi nuk ka startuar akoma në Premierligë, por pritet të startojë sonte ndaj Malit të Zi

0
Odoi nuk ka startuar akoma në Premierligë, por pritet të startojë sonte ndaj Malit të Zi

 
 Ylli i Chelsea, Callum Hudson Odoi, është gati që të bëjë historinë sonte. 

  

 

 

Një nga talentët më premtues në Premierligë, nuk ka regjistruar akoma asnjë paraqitje si titullar në Premierligë, por sonte mund të startojë me kombëtaren e Anglisë.

I shumë kërkuari nga Bayern Munich, është ftuar në kombëtaren e ‘tre luanëve’ nga Gareth Southgate, i cili duket se ka shumë besim tek Odoi.

‘Goal’ shkruan se Hudson Odoi me shumë gjasë do të jetë sonte në formacionin startues të Southgate, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditëve të fundit, selektori i Anglisë kishte këshilluar talentin premtues që të mos largohet nga Chelsea në drejtim të Bayern.

Pas këshillave, ai duket se  do t’i bëjë ‘dhuratë’ edhe pozitën e startuesit tek Anglia. /Lajmi.net/