Emri i Gianni de Biasit është rikthyer në skenë.

Trajneri që bëri historinë me Kombëtaren Shqiptare, mund t’i rikthehet zejes së trajnerit, duke drejtuar një kombëtare të njohur.

Mediet e huaja raportojnë se trajneri italian po kërkohet nga Kombëtarja e Skocisë, përcjell ‘lajmi.net’.

De Biasi, është i papunë që pas largimit nga Alaves, ndërsa ka refuzuar drejtimin e skuadrave si Frosinone dhe Venezia, e po ashtu edhe Kombëtaren e Armenisë.

Së fundi, ka pasur jo pak lajme se De Biasi mund të rikthehet te Kombëtarja Shqiptare, për të zëvendësuar të larguarin Christian Panucci./Lajmi.net/