Home Liga Italiane Inter – Juventus, po na pret një tjetër derbi

Inter – Juventus, po na pret një tjetër derbi

0
Inter – Juventus, po na pret një tjetër derbi

Inter dhe Juventus do të kenë një përballje të tretë në këtë sezon.

Përveç ndeshjeve në Serie A dhe në Kupën e Italisë, Inter dhe Juventus do ta zhvillojë edhe një përballje.

Nerazurët dhe ‘Zonja e Vjetër’ do të takohen më 24 qershor, atëherë edhe kur sezoni është i mbyllur zyrtarisht, përcjell lajmi.net.

Inter dhe Juventus do të përballen në kuadër të International Champions Cup në Kinë.

Dy skuadrat italiane do t’i zhvillojnë ndeshjet parasezonale në Kinë, pasi dëshirojnë të jenë më afër tifozëve të tyre atje. /Lajmi.net/