Home Sport Van Gaal: Kjo skuadër do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Van Gaal: Kjo skuadër do ta fitojë Ligën e Kampionëve

0
Van Gaal: Kjo skuadër do ta fitojë Ligën e Kampionëve

 
 Më 9 prill rikthehet Liga e Kampionëve. 

  

 

 

Liga e Kampionëve do ta zhvillojë fazën e çerekfinales, gjersa do të ketë ndeshje interesante.

Ndeshja kryesore e çerekfinales së kompeticionit më të madh në Evropë për klube do të jetë ajo në mes të Barcelonës dhe Manchester United që do të zhvillohet më 10 prill.

Por, kur jemi te favoriti për ta fituar Ligën e Kampionëve, Louis van Gaal ka dhënë mendimin e tij.

Ish-trajneri i Manchester United ka thënë se Manchester City dhe Liverpool janë favoriti, gjersa këta të fundit janë kryesorët.

“Njerëzit mendojnë se Barcelona është më e mira, por në realitet nuk është. Manchester City dhe Liverpooli janë dy ekipet më të forta krahasuar me skuadrën katalanase”, ka thënë Van Gaal për BBC Sports, transmeton lajmi.net

“Sipas mendimit tim, ekipi më i mirë do ta fitojë titullin e Champions League. Mendoj se Liverpool i ka të gjitha cilësitë madje më shumë se Manchester City.”, përfundoi ai. /Lajmi.net/