Duket se skuadra e Interit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga synimet qe ka.

Interi po merr hapat e nevojshëm për të siguruar super mbrojtësin Milan Skriniar.

Inter kanë ofruar dyfishimin e pagës për lojtarin, në mënyrë që ta mbajnë atë në skuadër, pas interesimit të madh nga Premierliga.

Top gjashta nga Premierliga kanë lëshuar sytë nga sllovaku 24 vjeçar, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e mira të tij.

Ai ka ndihmuar skuadrën e tij të ngritët në vendin etretë në Serie A, dhe Inter ka mbrojtjen e tretë më të mirë në Itali.

Mbetet të shihet nëse ‘zi kaltrit’ do të arrijnë ta mbajnë lojtarin në ‘San Siro’ apo paratë nga Premierliga do ta ‘vjedhin’ atë.