Roma po kalojnë një moment shumë të vështirë.

Giallorossi ka humbur dy ndeshje të njëpasnjëshme në Serie A dhe është ulur katër pikë prapa AC Milan në tabelën e ligës.

Claudio Ranieri tha se nuk po mendon të japë dorëheqjen pas humbjes së djeshme 4-1 ndaj Napolit, por mbretërimi i tij në kryeqytet është i destinuar të përfundojë në fund të sezonit përcjell ORAinfo.

Sipas Il Corriere dello Sport, Marco Giampaolo dhe Gian Piero Gasperini janë duke u monitoruar nga gjigantët e Serie A për sezonin e ardhshëm me Gennaro Gattuso i cili gjithashtu është shfaqur si një opsion.

Ndonëse Maurizio Sarri mbetet opsioni numër një i Romës për sezonin e ardhshëm, menaxheri i Chelseat duket se është më larg se të tjerët tani. Chelsea ende duhet të marrë një vendim për të./ORAinfo/