Ndaj Borusias së Dortmundit është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për skuadrën e Bajernit të Mynihut. Kampionët në fuqi zbritën nga vendi i parë pas barazimit në Fraiburg, duke u dhënë mundësinë verdhezinjve të shkëputen me dy pikë në tabelë.

nOJER

Teksa supersfida e së shtunës ka rritur tensionin te tifozët, në Mynih ashtu si dhe në Dortmund trajnerët duhet të bëjnë pa disa nga lojtarët e tyre më të mirë. Favre do të luajë me një mbrojtje emergjente. Ndërsa Niko Kovaç mund të humbasë kapitenin Manuel Nojer.

Portieri nuk ishte në portë në ndeshjen ndaj Fraiburgut dhe do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e Kupës ditën e nesërme. Ndërkohë, edhe Alaba ka pasur probleme dhe aktivizimi i tij është në dyshim. Serge Gnabri është një tjetër shqetësim për Kovaçin, i cili mund të humbasë anësorin gjerman.

Teksa Toliso dhe Roben janë drejt rikuperimit, krahët e sulmit në ndeshjen e së mërkurës priten t’i mbulojnë holandezi dhe talenti Dejvis. Në ndeshjen e së shtunës, Kovaç po mendon ta nisë me dyshen Koman-Riberi që do të luajnë pas krahëve të polakut Robert Levandovski. Edhe pse duhen edhe katër ditë nga supersfida, Kovaç është me sy dhe me veshë nga infermieria. /PANORAMASPORT.AL/