Ka përfunduar pa fitues por me shumë emocione dhe spektakël ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘El Madrigal’ ka përfunduar pa fitues, 4:4.Edhe pse pa Lionel Messin në formacionin startues, Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar dy herë brenda 16 minutave.

Philippe Coutinho në minutën e 12’ dhe Malcom në minutën e 16’, i dhanë epërsi prej 0-2 Barcelonës, shkruan lajmi.net.

Vendasit në minutën e 23’ arritën të ngushtonin epërsinë në 2:1.Pjesa e dytë doli të jetë e jashtëzakonshme për Villarrealin, që shënoi edhe tri herë tjera.

Karl Toko Ekambi në minutën e 50’ barazoi rezultatin në 2:2. Vicente Iborra në minutën e 62’, kaloi për herë të parë në epërsi vendasit, kur shënoi për 3:2.Në minutën e 80’, Villarreal shënoi edhe golin e katërt, për 4:2.Barcelona nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të barazonte rezultatin në 4:4 deri në fund të ndeshjes.

Lionel Messi fillimisht me një super-gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 90’ shënoi për 4:3.Ndërsa, Luis Suarez u përkujdes që në frymën e fundit të shënonte për barazimin 4:4, në ndeshjen më emocionale të kësaj sezoni në La Liga