Home Sport “Tani ndoshta mund të shkojmë në Champions League”

“Tani ndoshta mund të shkojmë në Champions League”

0
“Tani ndoshta mund të shkojmë në Champions League”

 

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette shënoi golin e dytë
në fitoren 2-0 ndaj Neëcastle United. Pas ndeshjes ai ka falënderuar tifozët për
besimin dhe ka thënë se tani kanë gjasa që të kualifikiohen në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një ndeshje e madhe sonte, por shumë e vështirë.
Trajneri na tha që duhet të jemi të durueshëm dhe efikas në zonë. Ne kështu
vepruam. Jemi shumë të kënaqur. Mund ta ndjej diferencën në atmosferën e
stadiumit në krahasim me edicionin e kaluar, ndoshta tani mund të shkojmë në
Champions League. Tifozët na kanë ndihmuar që të arrijmë në vendin e 3-të”
deklaroi Lacazette. /Indeksonline/