Diego Costa është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Barcelonës.

Për kartonin e kuq, trajneri i Atletico, Diego Simeone, ka fajësuar edhe gjyqtarin e takimit.

“E pyeta gjyqtarin, dhe ai tha se Costa i ka thënë atij diçka, gjë të cilën Costa nuk e ka thënë. Nëse ai ka thënë atë që gjyqtari insistonte, atëherë ai meritoi largimin” ka thënë Simeone.

“Por, edhe lojtarët tjerë thonë disa gjëra dhe nuk largohen nga ndeshja. Ne kemi parë se ata bëjnë këtë dhe nuk largohen” ka shtuar argjentinasi.

Atletico Madrid pas humbjes së mbrëmshme e gjen vetën me 11 pikë më pak sesa Barcelona, dhe thuajse shuan shpresat për titullin.