Manchester United mund të befasojë me transferimin e ri që mund të bëjë në verë.

Manchester United po mendon ta rikthejë Edwin van der Sarin në skuadër.

Portieri legjendar po rikthehet te skuadra angleze me një post, që ende nuk është zbuluar përcjell lajmi.net.

Va nder Sar aktualisht është te Ajaxi si drejtor sportiv, gjersa mund të rikthehet te Manchester United po ashtu duke e marrë të njëjtin post që e mban edhe te holandezët.

Legjenda holandeze në fund të sezonit me shumë gjasë do të rikthehet në ‘Old Trafford’, aty ku e kishte kulmin e karrierës. /Lajmi.net/