Ylli i Manchester City, Raheem Sterling, nuk ka kursyer lëvdatat për trajnerin e tij, Pep Guardiola.

Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham, Sterling është shprehur i lumtur që është pjesë e Man City dhe që trajnohet nga Guardiola.

“Të jesh në një skuadër të mrekullueshme si kjo, me trajner të mrekullueshëm dhe staf të shkëlqyer, ti je gjithmonë duke mësuar” ka thënë Sterling, transmeton lajmi.net.

“Pep është dikush që të beson gjithmonë dhe të inkurajon që të bëhesh më mirë. Asnjëherë nuk mund të rrish në nivelin e njëjtë” ka thënë tutje anglezi.

“Ai vazhdon të të flas. Asnjëherë nuk mund të jesh rehat me të” ka thënë ndër të tjerash anësori i ‘Citizens’.

Me siguri se Sterling do të jetë në pozitën e startuesit në ndeshjen ndaj Tottenham , ndeshje e cila luhet nesër me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/