Matija De Ligt në ndeshjen që Ajaksi ka dhënë kundër Juventusi, mbrëmjen e djeshme, ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës.

van gal19-vjeçari është e sigurt, që do të ndërrojë ekip në fund të sezonit dhe në sulm për të janë hedhur Barcelona, Juventusi dhe Bajerni.

Nga ana tjetër Luis Van Gal, ish-trajneri i shumë ekipeve të mëdha europiane ka një këshillë për djaloshin.

Në një prononcim për mediat, Van Gal ka thënë: “Juventusi është një opsion shumë i mirë, pasi ata janë maestrot e mbrojtjes në Itali. Por, po të isha unë De Ligt do të shkoja te Barcelona ose te Mançester Siti, pasi këto skuadra nuk kanë një qëndërmbrojtës aq të aftë sa ai. Kështu ai do të luante titullar”.