Home Sport Mbrëmë patëm spektakël në Champions League, ja cilat ndeshje na presin sonte

Mbrëmë patëm spektakël në Champions League, ja cilat ndeshje na presin sonte

0
Mbrëmë patëm spektakël në Champions League, ja cilat ndeshje na presin sonte

Mbrëmë patëm shumë surpriza në ndeshjet që u luajtën në Champions League.

Barcelona dhe Ajaxi i Amsterdamit do të mësojnë sonte kundërsharët më të cilët do të përballën në gjysmëfinale të Championsit. Në orën 21:00 do të zhvillohet dy çerekfinalet e mbetura të kthimit, Manchester City-Tottenham dhe Liverpool.

Vëmendjen më të madhe e merr pa dyshim përballja e “Etihad Stadium”, ku Citizens do të kërkojnë të përmbysin humbjen minimale të një jave më parë në Londër.

Një objektiv më se i arritshëm nga pretendentët kryesore për fitimin e titullit në Premier League, aq më tepër që Tottenhami ka disa mungesa të rëndësishme, ku spikat ajo e “ylli” të skuadrës, Harry Kane, që u dëmtua pikërisht në përplasjen e vajtjes.

Në “Estádio do Dragão ” Liverpooli viziton Porton për të përfunduar misionin që e nisi si duhet në “Anfield”, ku fitoi pastër 2-0 me gola të Keitas dhe Firminhos. “The Reds” janë ndjeshëm favoritë për të vijuar më tej dhe do të ishte katastrofë për ta nëse Porto arrin ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë.