Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Parma. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

20 minuta para fundit të ndeshjes, Castillejo shënoi për 0-1 pas asistit të SUsos.

Por, veterani portugez, Bruno Alves barazoi në minutën e 87 duke shënuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Me këtë barazim, Milani ka 56 pikë dhe rrezikon seriozisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/