Home Sport Lemar shpreson se Griezmann do të qëndrojë tek Atletico

Lemar shpreson se Griezmann do të qëndrojë tek Atletico

0
Lemar shpreson se Griezmann do të qëndrojë tek Atletico

 
 Atletico Madrid po synon vendin e dytë në La Liga këtë edicion, por dëshira edhe më e madhe është që ta kenë Antoine Griezmann edhe për sezonin e ardhshëm. 

  

 

 

Këtë dëshirë e ka shprehur edhe Thomas Lemar, i cili shpreson se fituesi i Kupës së Botës do të jetë lojtar i Atletico edhe sezonin e ardhshëm.

Griezmann sezonin e kaluar ishte kërkuar me ngulm nga skuadra e Barcelonës, por francezi kishte vendosur të nënshkruante vazhdimin e kontratës me skuadrën nga ‘Wanda Metropolitano’.

Por, pas eliminimit të madrilenëve nga Liga e Kampionëve dhe pas shkëputjes së Barcës në La Liga, mediet spanjolli raportonin se sulmuesi është bërë pishman për vendimin e tij, duke ringjallur zërat për një kalim të tij në ‘Camp Nou’.

Gjithsesi, përkundër këtyre zërave, ylli tjetër i Atletico Madrid, Thomas Lemar, shpreson se francezi do të vazhdojë qëndrimin e tij në skuadrën aktuale.

“Nëse doni të dini për të ardhmen e tij, ju duhet ta pyesni atë” ka thënë Lemar për ‘Telefoot’, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk di asgjë fundja. Shpresoj që ai të qëndrojë. Unë sapo kam nënshkruar, nuk bëjë asnjë pyetje momentalisht” ka thënë tutje lojtari.

Lemar ka shënuar një gol të rëndësishëm për Atletico këtë fundjavë, që ishte i vlefshëm për tri pikët, në fitoren 1:0 kundër Eibar.

Ky ishte vetëm goli i tretë i Lemar në 26 paraqitje në La Liga, që kur ka nënshkruar kalimin e tij nga Monaco. Ai ka shtuar edhe dy asistime për shokët e skuadrës. /Lajmi.net/