Home Sport “Bomba” vjen nga Franca, Juventusi gati të rrëmbejë lojtarin që Klopi kërkon me ngulm

“Bomba” vjen nga Franca, Juventusi gati të rrëmbejë lojtarin që Klopi kërkon me ngulm

0
“Bomba” vjen nga Franca, Juventusi gati të rrëmbejë lojtarin që Klopi kërkon me ngulm

  

  

Nabil Fekir ka qenë një nga lojtarët që Liverpuli verën e shkuar bëri të pamundurën ta këtë në skuadër, por francezi nuk pranon dhe çdo gjë u prish.

FekirTashmë Fekir është gati të lërë Francën dhe do të shkojë në Itali, te Juventusi. Sipas “L’Equipe”, 25-vjeçari, ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar nga bardhezinjtë.

  

  

 

  

Deri tani nuk fliten shifra konkrete, por agjenti i lojtarit është takuar me drejtuesit e Lionit dhe i ka bërë të qartë se klienti i tij nuk do të rinovojë kontratën.

Në 2020, Fekirit i skadon kontrata dhe Lioni do të nxitohet ta shesë para se ata humbasë me parametra zero.

Fekir është një mesfushor i avanvuar që Juventusit i duhet shumë, pasi në këtë pozicion Juventusi vuan prej kohësh. Me këtë lojtar Alegri do të ketë mundësi të luajë me skema të ndryshme gjatë lojës.