Home Sport Vashat e Prishtinës shpallen kampione në basketboll

Vashat e Prishtinës shpallen kampione në basketboll

0
Vashat e Prishtinës shpallen kampione në basketboll

 

Prishtina është kampione e re e Kosovës në basketboll për femra.

Kryeqytetaset e kanë fituar ndeshjen e pestë (3:2) finale ndaj Bashkimit me rezultat 76:71 dhe për herë të 10-të në periudhën e pasluftës janë stolisur me titullin e kampionit.

Ashtu si edhe katër ndeshjet e mëhershme, edhe kjo e sotmja u karakterizua me rivalitet të madh, me kthesa të mëdha në rezultat, por në fund Prishtina doli të jetë më e suksesshme.

Saranda Daci me 18, Tykyra Williams (16), Irma Konjusha e Braennan Farrar (15) dhe Ermelinda Shatri me 14 pikë ishin më të dalluarat te Prishtina.

Ndërsa, Danisha Shaw e Bashkimi ishte bindshëm më efikasja në ndeshje me 41 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, pasi ishte e vetmja me pikë dyshifrore te prizrenaset.

Përcaktues për fitoren e Prishtinës ishte çereku i tretë, të cilin mysafiret e fituan me 12 pikë dallim (26:14), derisa tre të tjerët ishin më të baraspeshuar dhe u fituan nga vendëset me epërsi prej 2 dhe 3 pikësh.

Prishtina e ka mbyllur në mënyrën më të mirë edicionin, pasi është edhe fituese e Kupës së Kosovës.