Ylli i Tottenham Hotspur, Lucas Moura, ka dhënë komentet e tij para ndeshjes kundër Ajax Amsterdam.

Braziliani i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka arritur të zëvendësoj të lënduarin Harry Kane, është shprehur optimist për ndeshjen e radhës.

Ai ka bërë të ditur edhe njëherë se skuadra e tij nuk erdhi ‘pahiri’ në këtë fazë të garave, duke thënë se nuk është i befasuar me ecurinë e mirë.

“Jo, nuk jam i surprizuar. Unë gjithmonë besoj në shokët e skuadrës” ka thënë ai në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, ishte shumë e vështirë të luaje në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave të mëdha, por, në futboll, kurrë nuk i dihet çfarë ndodh. Ne kemi 90 minuta për të luajtur në fushë dhe do të japim më të mirën” ka thënë tutje Moura.

“Në fushë duhet të tregojmë se jemi favoritët. Ne kemi skuadër të mirë dhe të fortë, me lojtarë kualitativ. Nuk jam i befasuar” ka thënë ndër të tjerash Lucas.

Tottenham Hotspur para kësaj faze kishte eliminuar skuadrën e Manchester City, fal golit të shënuar si mysafir. /Lajmi.net/